Besnik Qaka do të bëhet baba për herë të dytë. Vokalisti i grupit NRG Band e bëri të ditur lajmin e bukur nëpërmjet një videoje në “Instagram” ku shfaqej së bashku me bashkëshorten e cila është me barkun e rrumbullakosur dhe vajzën, Una.

Në emisionin “Rudina”, Besniku nuk hezitoi të rrëfente diçka më tepër rreth zgjerimit të familjes së tij, kur pritet të lindë bebja, e cila është bërë e ditur se do të jetë djalë, si edhe emrin.

Rudina Magjistari: Për sa kohë do të vijë bebja? Kur i bie të ndodhë?

Besnik Qaka: Në shtator.

Arben Qaka: Tani kemi problemin e emrit, po përpiqemi të gjejmë një emër të mirë.

Rudina Magjistari: Me gjithë këto emra që keni nëpër këngë, nuk mendoj se do ta keni të vështirë, megjithëse ju keni emra vajzash në fakt, iu duhet emër djali.

Besnik Qaka: Me vajza e kemi patur si më të lehtë, madje i kam thënë bashkëshortes që për djem e kam pak më të vështirë se nuk kam as shumë ide. Tani kemi bërë një listë me shumë emra dhe do shohim si do vendosim.