Greqia ka hapur, më në fund, kufirin me Shqipërinë. Ka shumë qytetarë që pyesin se çfarë masash paraprake duhet të marrin para se të presin biletën dhe të nisen për udhëtim, ose ata që kalojnë kufirin në rrugë tokësore.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bën me dije se nga nesër 19 qershor, në Greqi do të lejohet të kalojnë të gjitha kategoritë e udhëtarëve nga Shqipëria, si për qëllime familjare ashtu dhe turistike. Por udhëtarët duhet të dinë rregullat:

Udhëtarët do të duhet të kenë me vete:

a) Formularin Plf

b) Certifikate vaksinimi, test PCR ose rapid test ose

c) Certifikate se diagnozës pozitive e vlefshme për dy deri në nëntë muaj.

Fëmijët mbi 12 vjeç do të ketë të njëjtat kritere hyrëse si të rriturit.

Ndërsa lidhur me pikat kufitare tokësore: Do të vijojnë të kryhen teste të rastësishme nga autoritetet përkatëse.

Pavarësisht kësaj, në pikat kufitare do të vijojnë të kryhen teste të rastësishme nga autoritetet përkatëse.

Deri më datë 28 qeshor, mbeten në fuqi kuotat prej 1500 personave në ditë në Kakavijë, 250 në Qafë Botë dhe 400 në Kapshticë dhe më vonë pritet liberalizimi total i lëvizjes.

*Plotësimi i PLF është i detyrueshëm për të gjithë nga të gjitha pikat kufitare, tokësore ose ajrore. Në rast se formulari nuk plotësohet online do të thotë që është arritur kuota ditore e ju duhet të zgjidhni një ditë tjetër për të udhëtuar drejt Greqisë.