Almeda Abazi dhe aktori i njohur turk, Tolgahan Sayisman, u bënë prindër për herë të dytë pak ditë më parë, por çastin e parë të ardhjes në jetë të vajzës e bënë publik vetëm një ditë më parë.

Në Instastory-n e saj, Almeda postoi një foto të Alinës, e cila shihej e shtrirë në kraharorin e Tolgahan.

“Oooo, z. Tolgahan, urime! Lindje normale apo cezariane? Mos u tallni me babain tonë!”,- shkroi Almeda duke ironizuar kështu edhe lajmet e fundit në portale për komentet dhe ngacmimet nga ndjekësit.

Almeda ka treguar se shtatzënia me Efehan ka qenë më e lehtë sesa ajo me Alinën, duke shtuar se vajza ka ardhur në jetë edhe më vonë seç pritej.

Kjo ka qenë arsyeja pse bukuroshja shqiptare merrte mesazhe të shumta nga ndjekësit, të cilët e pyesnin pse nuk kishte lindur ende. Ajo reagoi ashpër ndaj këtyre mesazheve, pasi i shkaktonin një gjendje të rënduar psikologjike.