Studiuesit gjithmonë kanë thënë se shpërndarja e yndyrës në trup është e rëndësishme. Nëse do të keni pak dhjam, është më mirë të jetë i pozicionuar nën bel, pasi dhjami në pjesën e sipërme bëhet rrezik për sëmundje të zemrës, diabetit dhe kushteve të tjera që lidhen me mbipeshën.

Krahasimi i formës së trupit tuaj me një frut mund t'ju ndihmojë të kuptoni nëse jeni në rrugën e duhur për të qenë të shëndetshëm. Forma e dardhës do të thotë që rezervat tuaja të yndyrës janë nën vijën e belit, në krahasim me formën e mollës ku rezervat tuaja të yndyrës janë rreth organeve tuaja, të quajtura yndyrë metabolike.

Yndyrnat që pozicionohen rreth zonës së vitheve kërkojnë sasi të konsiderueshme të yndyrnave Omega 3. Këto yndyrna janë provuar se rrisin fuqinë e trurit, kujtesën dhe aftësitë njohëse. Studiuesit gjithashtu kanë gjetur një lidhje midis grave me vithe më të gjera dhe fëmijëve inteligjentë, krahasuar me gratë më pak të lakuara, me ije më të hollë.

Kështu që, sa më shumë squats, mbajini vithet e mëdha dhe vazhdoni të merrni yndyrna Omega 3!