James Michael Tyler, aktori që luajti punonjësin sarkastik të kafenesë 'Gunther' në "Friends", foli në lidhje me betejën e tij me kancerin e prostatës, me të cilin u diagnostikua në shtator të 2018-ës.

Tyler tha se sëmundja nuk ishte kapur në kohën e duhur dhe ishte avancuar në pjesë të tjera të trupit të tij.

"Unë u diagnostikova me kancer të avancuar të prostatës, i cili është përhapur dhe në kockat e mia," shpjegoi Tyler. "Po jetoj me këtë diagnozë për pothuajse tre vitet e fundit ... Tani jam në fazën 4. Kështu që përfundimisht, siç dhe ju e dini, ndoshta do të më marrë nga kjo jetë."

Tyler e kapi sëmundjen për herë të parë gjatë një kontrolli të zakonshëm vjetor.

Gjithashtu aktori tha se gjatë gjithë këtij procesi, ai ishte rrethuar nga njerëz që e mbështesnin dhe luteshin për shëndetin e tij. Ai tha se mban një sens të mirë humori për ta përballuar këtë situat dhe vendos qëllime realiste, të cilat e ndihmojnë të kalojë çdo ditë.

"Kjo më ka bërë mua, personalisht, të kuptoj se sa i rëndësishëm është çdo moment, çdo ditë," tha Tyler. "Dhe luftoni. Mos u dorëzoni. Vazhdoni të luftoni. Mbani qëllime në jetë. Qëllimi im vitin e kaluar ishte të kaloja ditëlindjen time të 59-të. Unë e bëra atë, në 28 maj. Qëllimi im tani është të kthehem në mbështetje për dikë me këtë intervistë".