Astrologia e njohur Meri Shehu ishte e ftuar pasditen e sotme në “Rudina”, nga ku ka zbuluar disa prej 'sekreteve verore' të shenjave të Horoskopit. Mes të tjerave, Meri zbuloi edhe cilat janë shenjat që këtë verë do të flirtojnë më shumë se të tjerat duke i dhënë mundësi vetes të kalojnë një periudhë të bukur.

Dashi është një prej shenjave që lidhet ngushtë me pasionin, kështu që vera për të gjithë të lindurit e kësaj shenje do të jetë e nxehtë:

“Dashët janë shenja më erotike që lidhet me pasionin e momentit, domethënë nëse u ndizet pasioni i momentit, patjetër që do flirtojnë, sepse nuk u rihet pa flirtuar.

Janë Binjakët, patjetër që do flirtojnë, sepse janë dysh dhe duan gjithmonë planin dysh. Edhe nëse kanë një marrëdhënie, duan të kenë dhe diçka tjetër paralele për të ndezur emocionet e tyre. Nuk do përjashtoja as Demët dhe Peshoren, sepse ata udhëhiqen nga Afërdita dhe flirtin edhe pse pasiv duke ndenjur, e thërrasin më vështrim.

Më indiferentët shikoj Ujorët, megjithëse e kanë këtë vit me shumë fat dhe patjetër që do flirtojnë, por flirti i tyrë përshkallëzohet nga shoqëria, alternohet dhe nuk del i pastër si flirt”.

Meri shtoi se këtë verë do kenë shumë pasion edhe Peshqit, Gaforret, Luanët dhe Akrepët, shenja të cilat do kenë fat dhe mundësi të flirtojnë gjatë muajit korrik. Gushti do jetë muaji i Dashit, Luanit, Shigjetarit, por edhe i Ujorit që do fillojë të jetë më në formë.