Zendaya nuk kishte si të zhgënjente me pamjen e saj në BET Awards. Të gjithë mezi prisnin të shikonin veshjen e aktores, e cila nuk gabon kurrë. Mirëpo, kësaj radhe shkoi përtej pritshmërive.

Zendaya u shfaq mbrëmjen e kaluar në BET Awards e veshur me një fustan të vjetër nga Versace, duke nderuar veshjen që Beyoncé zgjodhi në ceremoninë e vitit 2003.

Ndërsa versioni i Beyonce-s ishte një fustan të shkurtër me pala, versionii i Zendaya-s ishte i gjatë me një çarje të guximshme në këmbë.

Stilisti dhe arkitekti i imazhit që punon prej një kohë të gjatë me Zendaya-n, Law Roach, gërmoi në arkiva për këtë fustan nga koleksioni i Versace-s Pranverë / Verë 2003. Ai e zbuloi veshjen në Instagram mbrëmjen e kaluar me një video të Zendaya-s dhe në sfond këngën e Bey, “Crazy in Love”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Law Roach (@luxurylaw)

Beyoncé e ka veshur këtë fustan 18 vjet më parë për performancën e saj të parë solo në BET Awards, ku këndoi pikërisht "Crazy in Love".

Kujt i duket më bukur, s'dimë ta themi!