Nëse ka diçka për të cilën të gjitha vajzat ia kanë zili Amarda Toskës, është freskia që i qëndron në lëkurë, ndonëse vitet bëjnë punën e tyre. Në fakt, këto të fundit kanë hequr dorë përfundimisht nga Ami dhe sado inat të na vijë, në këtë pikë duhet të dorëzohemi.
Ose të kënaqemi me një lajm të mirë. Të paktën tani, sipërmarrësja e njohur e ka ndarë me të gjithë sekretin e pamjes së saj gjithmonë të freskët.
Prej një periudhe të gjatë, Ami ka punuar për të sjellë në treg një linjë produktesh për kujdesin e lëkurës dhe të flokëve.
‘Ami's Beauty’ është emri i ri në tregun e produkteve të bukurisë, i cili ka lindur nga vizioni i i vetë themelueses, Amarda Toska. Kompania, nisur nga domosdoshmëria dhe nevoja e produkteve të tilla të pastra, sjell risi në industrinë e bukurisë. Në këto produkte janë integruar përbërës të fuqishëm në kombinime dhe përqendrime që funksionojnë në çdo lloj lëkure dhe floku.
Prodhimi dhe formulimi i këtyre produkteve, i kryer në bashkëpunim me fabrikat më të mira në Europë, jep siguri dhe garanci absolute për produktet e ‘Ami’s Beauty’.
Produktet “Premium Quality” janë të prodhuara në Itali, të testuara dermatologjikisht dhe klinkisht, si dhe janë certifikuar nga Ministria Italiane e Shëndetësisë. Ky fakt mbështet standardin më të lartë të cilësisë në linjën e produkteve për lëkurën dhe flokët.
Në një event special, dedikuar tërësisht sipërmarrjes së saj të re, Ami ka prezantuar të gjitha produktet e “Ami’s Beauty”, të cilat mund t’i gjeni lehtësisht këtu.
Duke nisur që nga kremrat hidratues, anti-aging, shampot, maskat e shumë produkte të tjera specifike, ju do të keni mundësi të gjeni gjithçka që ju përshtatet.