Kufiri Shqipëri-Greqi dhe anasjelltas është hapur me orar të plotë dhe tashmë qytetarët shqiptarë janë të lirë të udhëtojnë drejt shtetit fqinj.
Zyra e kryeministrit grek, Kiryakos Mitsotakis, ndau njoftimin se nga sot, 1 korrik, pika kufitare e Kakavijës do të jetë hapur 24 orë.
Po ashtu, është hapur edhe pika kufitare e Kapshticës jo vetëm për punëtorët sezonalë që mund të kalojnë nga kjo pikë, por edhe për turistët.
Ndërsa nga porti i Sarandës, e vetmja lidhje detare e Shqipërisë dhe Greqisë, është nisur në orën 16:00 trageti i parë drejt fqinjit.
Por që të mund të kaloni kufirin, duhet patjetër që me vete të keni një test negativ, jo më shumë se 72 orë nga momenti që kaloni kufirin, si dhe të keni plotësuar patjetër 24 orë para formularin PLF.