Dua Lipa është hedhur në gjyq për shkak se ka publikuar në Instagram një foto të saj të bërë nga paparacët.
Këngëtarja e postoi fotografinë më 7 shkurt të vitit 2019. Në imazh ajo shfaqej duke pritur në radhë në aeroport me biletë dhe pasaportë në dorë, ndërsa mban një kapelë të madhe.
"Do të jetoj nën kapele të mëdha me gëzof deri në një njoftim të mëtejshëm", e mbishkroi ajo foton.
Integral Images ngriti padi kundër këngëtares, duke thënë se ajo përfitoi nga postimi i imazhit pasi Instagrami i saj është në thelb një mjet marketingu për karrierën e saj. Dokumentet e gjykatës amerikane thonë se llogaria e saj në IG është "monetarizuar dhe ka përmbajtje të krijuar për të grumbulluar ndjekës të cilët drejtohen, përmes linkeve dhe / ose reklamave, të konsumojnë dhe blejnë përmbajtjen [e saj]". Dokumentet gjithashtu thonë se Dua e ndau foton me ndjekësit e saj "pa leje ose autorizim" dhe "me vetëdije" e postoi atë pa miratim.
Integral Images po kërkon 150,000 dollarë dëmshpërblim. Për më tepër, kompania po kërkon që shpenzimet ligjore të mbulohen dhe dëshiron një urdhër që do ta ndalonte Dua-n të kryente sërish shkelje te tilla. Integral mori të drejtat e autorit për imazhet më 20 shkurt 2021, më shumë se dy vjet pasi Lipa pubikoi imazhin.
Kjo nuk është hera e parë që një personazh i famshëm publikon një foto paparacësh pa leje dhe paditet. Diçka e tillë i ka ndodhur Gigi Hadid, Liam Hemsworth, Khloé Kardashian, Ariana Grande, Justin Bieber dhe Jennifer Lopez.