Ledri Vula mbush sot 35 vjeç. Ndryshe nga çdo vit tjetër, kjo ditëlindje është e veçantë për të jo vetëm sepse është 35-vjetor, por sepse është ditëlindja e parë që ai feston si baba. Sara e ka uruar publikisht me një postim në Instagram, ku tregon për herë të parë tatuazhet e tyre matchy-matchy.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Sara Hoxha (@sarahoxha)

Ata kanë zgjedhur të njëjtin vend, pjesën e bërrylit, për të gdhendur vitet e lindjes së njëri-tjetrit. Sara mban vitin e lindjes së Ledrit, 1986, ndërsa ai të Sarës, 1992.

"Të dua, djali i ditëlindjes", -ka shkruar Sara përkrah fotos.

Çifti ka festuar në një lokal në Tiranë, në praninë e miqve, shumë prej tyre emra të njohur të ekranit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by @ledrisfan