Përmbytjet që kanë shkaktuar dhjetëra viktima në Evropë dhe që kanë goditur më ashpër Gjermaninë, janë cilësuar nga ekspertët si më katastrofike në 100 vjetët e fundit. Po vendi ynë a rrezikon të preket nga përkeqësimi i motit?

Kjo stuhi e ka pikënisjen nga brigjet jugore të Britanisë së Madhe, gradualisht përfshiu veriun e Gjermanisë, vendet e Beleluksit, Belgjikë, Luksemburg e Holandë, dhe po zhvendoset drejt Alpeve të Europës. Rajoni i Ballkanit do të preket shumë pak, ku përfshihen Mali i Zi, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, ku presim që duke nisur nga medista e sotme dhe deri të dielën të kemi rrebeshe shiu, stuhi ere. Po ashtu, nuk do të mungojnë edhe stuhitë lokale të breshërit", - thotë për Top Channel meteorologia Adiola Bani. 

"Në fakt, vendi ynë gjatë kësaj fundjave deri ditën e shtunë, pas mesditës mbetet me kthjellime dhe vranësira të herëpashershme. Reshjet do të jenë të lokalizuara vetëm në veri-verilindje. E diela dhe e hëna janë ato që do na sjellin prezencën e rebesheve të shiut në një pjesë të mirë të territorit shqiptar. Shpëton gjatë së dielës vetëm bregdeti i Jonit me kthjellime e vranësira dhe shumë pak reshje, ndërsa pjesa tjetër e territorit do të ketë rrebeshe shiu, stuhi lokale ere, breshëri nuk do të mungojë për shkak të temperaturave të larta dhe episodet e shkurtra 2-3 orarëshe me fuqizim të parametrit të erës, e cila do të jetë jo pak problematike në det të hapur".

Gjatë mesditës së të dielës, termometri zbret deri në 32 – 33 gradë celcius, maskimumi në rang territori, ndërsa përmirësim të kushteve të motit, priten nga pasditja e së hënës e në vijim, kur masat do të largohen dhe situata do të përmirësohet.