Ish-gruaja e Princit Andrew ka mohuar që të ketë pasur ndonjë mosmarrëveshje me Princeshën Diana-n, pavarësisht se më parë kishte pranuar se dyshja nuk flisnin kur Diana ndërroi jetë në vitin 1997.

"Ne i premtuam njëra-tjetrës se do të ishim gjithmonë bashkë - kurrë nuk kishte asnjë problem mes nesh", tha Ferguson për People Magazine në një intervistë të publikuar të mërkurën. “Por të gjithë donin të shihnin një grindje, sepse ne ishim kaq të forta së bashku. Njerëzit duan ta thyejnë diçka aq të fortë.”

Mirëpo, në një intervistë të Harpers Bazaar të vitit 2007, Sarah Ferguson pranoi se Diana kishte refuzuar të fliste me të për të paktën një vit.

"Gjëja më e trishtueshme, në fund të fundit, ishte se nuk kishim folur për një vit, megjithëse nuk e mësova kurrë arsyen ..." -tha Ferguson për revistën. "Unë u përpoqa, i shkrova letra, duke menduar se çfarëdo që të ndodhte nuk kishte rëndësi, le ta zgjidhim. Dhe e dija që ajo do të kthehej. Në fakt, një ditë para se të vdiste ajo i telefonoi një shoqes sime dhe tha: ‘Ku është ajo ‘e kuqja’? Unë dua të flas me të''.

Disa mendojnë se arsyeja pse Diana i mbante inat lidhet me publikimin e kujtimeve të Ferguson, "My Story" në vitin 1996, ku përfshihej një detaj i sikletshëm në lidhje me ish-kunatën e saj. Ajo tregonte se Diana i kishte dhuruar disa këpucë të vjetra, "që i kishin shkaktuar lytha në shputë."

Nuk dihet si është marrëdhënia e Sarah me familjen mbretërore, por ajo nuk mori ftesë për dasmën e Princit William në vitin 2011, diçka që për të ishte e dhimbshme.

Megjithatë, Ferguson ishte e ftuar në dasmën e Princit Harry dhe Meghan Markle, për të cilën ajo tha se u ndje "mirënjohëse" dhe "e nderuar".