Miti se vajzat e ekranit janë perfekte në çdo detaj po bie poshtë. Duket se gjithmonë dhe më shumë ato po flasin hapur për pasiguritë apo imperfeksionet e tyre dhe po i ndihmojnë gjithë të tjerat ta pranojnë veten siç janë, sepse askush s’mund të jetë i përsosur.

Ka qenë Arbenita Ismajli ajo që ka dhënë një mesazh të fortë vetëm me një foto. Modelja, e cila prej pak kohësh është bërë nënë, ka treguar me krenari strijat në gjoks, duke publikuar disa foto e veshur me një kanotierë të verdhë me dekolte të hapur.

Madje, ajo ka shkruar se postimi i dedikohet vlerësimit të strijave.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Arbenita Ismajli (@arbenitalsmajli)

Ndërsa ne na pëlqejnë shumë këto foto ku vajzat e njohura zgjedhin t’i lënë imperfeksionet pa fotoshopuar!