Princi Harry nuk e ndjente se ishte e nevojshme për leje nga Pallati Buckingham për të shkruar kujtimet në një libër të ri, deklaroi zëdhënësi i tij sot. Fitimet nga shitjet e këtij libri do të shkojnë për bamirësi.

Vendimi për të shkruar një autobiografi është cilësuar si një "ushtrim i bërjes së parave në kurriz të familjes së tij", nga ekspertë mbretërorë dhe persona të brendshëm që parashikuan se do të ishte "një libër nga Harry, por shkruar nga Meghan".

Harry, 36 vjeç, nuk e paralajmëroi gjyshen, babanë ose vëllain e tij në lidhje me librin deri në momentin para se të bëhej public, në një shenjë respekti për Familjen Mbretërore.

Harry tha: 'Unë po e shkruaj këtë jo si princi që kam lindur, por si njeriu që jam bërë'. Duke iu përgjigjur deklaratës së tij bombë, eksperti mbretëror Kirstie Allsopp iu drejtua: 'Në këtë rast ndalo së përdoruri titullin për të shitur libra'.

Mbretëresha, Princi Charles dhe Princi William thuhet se janë ‘shokuar’ plotësisht nga njoftimi tronditës i Harry-t se ai ka qenë duke punuar fshehurazi për kujtimet e tij.

Një burim tjetër zbuloi: 'Unë mendoj se të gjithë janë lodhur kur bëhet fjalë për ata të dy. Ata kanë kaluar 18 muajt e fundit duke bërë gjithçka që i premtuan Madhërisë së saj se nuk do të bënin.”

Nga pasojat kaotike të intervistës, të parë nga pothuajse 100 milionë njerëz në të gjithë botën, për të cilën çifti pretendoi se kjo do të ishte 'fjala e tyre e fundit', libri është një tjetër ’tërmet' për pallatin mbretëror.