Influencuesja Júlia Hennessy Cayuela ka ndërruar jetë në moshën 22-vjeçare pas një postimi që ka publikuar për 332,000 ndjekësit e saj:

"Jeta është e shkurtër, le të jemi të çmendur - unë, ti, Zoti dhe rruga. Ëndrrat e tua janë të miat.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ju?lia Hennessy Cayuela (@juliahennessy)

Ylli i rrjeteve sociale bëri në një udhëtim me motor me burrin e saj, Daniel Cayuela, kur ata u përfshinë në një aksident më 15 korrik në São José dos Pinhais jashtë São Paulo, Brazil.

Ajo u dërgua me helikopter në një spital në qytetin Parana në gjendje kritike, por ndërroi jetë menjëherë sapo mbërriti, pas një arresti kardiak të papritur.

Edhe bashkëshorti i saj, Daniel, u plagos rëndë dhe iu nënshtrua një operacioni në shpatull, megjithatë mbetet në kujdesin intensiv.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dicas de mkt e vendas ? (@danielcayuela)

Çifti Cayuela ishin të martuar prej katër vjetësh dhe shpesh dokumentonin aventurat e tyre me motor në mediat sociale.

Disa nga ndjekësit e konsideruan postimin e fundit të çiftit si një parandjenjë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ju?lia Hennessy Cayuela (@juliahennessy)