Në stilin tonë të përditshëm, ne kemi si qëllim të përfshijmë veshje të cilat janë ‘aprovuar' nga të famshmet, pasi kënaqemi kur i ndjekim hap pas hapi në trendet e fundit. Por pavarsisht kësaj, një zë i brëndshëm thotë gjithnjë që nuk është e domosdoshme të veshim diçka vetëm sespe është në trend.

Mbi të gjitha, shumë nga ikonat tona të preferuara të modës priren të thyejnë ose injorojnë rregullin e të qenit në trend, thjesht duke veshur atë që u pëlqen në vend të artikujve të domosdoshëm.

Jennifer Aniston dhe Jennifer Lopez kanë zhvilluar të dyja një stil origjinal gjatë viteve, duke mbajtur prerje të caktuara xhinse dhe forma syzesh dielli, pa marrë parasysh se çfarë është e kohës. Amal Clooney dhe Dukesha e Sussex, Meghan Markle, pëlqejnë të investojnë në klasike; veshjet dhe kostumet e tyre të thjeshta janë aq të përjetshme, sa e dimë që do të duken po aq të shkëlqyera edhe pas 10 vitesh.

Jennifer Aniston gjithnjë zotëron xhinse dhe T-shirt. Veshja e saj ka dhe nje aksesor që rrallëherë mungon, që është shalli.

Nëse një veshje tregon një pjesë të mirë të trupit, kuptohet që Jennifer Lopez është brenda saj. E kemi vën reh që këngëtarja pëlqen ngjyrat me shkëlqim metalik, si dhe sigurisht ajo i dashuron vathët rrathë.

Edhe nëse shkon në punë apo në një takim, stili tipik i Amal Clooney është shumë i strukturuar dhe femëror.

Në vend që të ndjekë me përpikmëri trended e modës, Katë Middelton është mbretëresha e kostumeve me fustan edhe me fund, si edhe e bluzeve me vija.

Dhe Meghan Markle ka mbajtuar disa ‘shënime’ nga Kate, në kutpimin që dhe ajo e ruan stilin klasik në veshjet e saj.

Ish zonja e parë, Michele Obama gjithmonë është dukur 'wow' në zgjedhjet e saj të veshjeve. Pa pasur detaje që janë të dukshme, sërisht sytë mbeten ne veshjet e Michele. Gjithnjë ajo preferon të zgjedhë ngjyra të hapura.

Stili i këngëtares Celine Dion është bërë më i guximshëm përgjatë viteve, pasi ajo gjithmonë ka dashur të luajë me modën. Për 20 vite stili i veshjes së saj ka përfshirë xhaketa në formë pelerinash, si dhe mëngë të gjata dhe të gjera.

Kur bëhet fjalë për tapetin e kuq, Angelina Jolie është gjithnjë dramatike në stil, por në përditshmëri ajo është njeriu më casual që mund të keni njohur.