Në përpjekje për të përballuar motin tepër të nxehtë në Dubai, qeveria e Emirateve të Bashkuara Arabe ka krijuar shi artificial.
Shiu u shkaktua nga përdorimi i dronëve që fluturuan në re dhe lëshuan një ngarkesë elektrike, duke i stimuluar kështu dhe duke shkaktuar reshje shiu. Temperatura në qytetin e nxehtë së fundmi kishte arritur 50 gradë Celcius.

Shiu artificial është pjesë e një misioni për të rritur reshjet në Emiratet e Bashkuara Arabe. Sipas Daily Mail, për shkak të shirave, uji është grumbulluar në autostrada të ndryshme, duke e bërë kështu të vështirë për njerëzit për të drejtuar makinën.
Të dielën, Agjencia Kombëtare Meteorologjike e Emirateve të Bashkuara Arabe publikoi një video të reshjeve të mëdha.
Planning works! #Dubai started to invest $15 million in 2017 in 9 rain making projects. So this is the result of heavy fake rain now in July to beat the heat and replenishing water sources.#climate #water #rain #tech #UAE #MiddleEast #technology pic.twitter.com/pI8geKwedH
— Shahriar Sabet (@shahriarsabet) July 21, 2021
Sistemi i dronëve për të shkaktuar shira artificialë po drejtohet nga Profesori Maarten Ambaum i Universitetit të Reading në Angli.
Në vitin 2017, qeveria e Emirateve të Bashkuara Arabe investoi 15 milionë dollarë për 9 projekte të ndryshme për përmirësimin e shiut.