Princi George mbush tetë vjeç sot, më 22 korrik, dhe siç është traditë familja mbretërore ka ndarë një foto të re të shkrepur nga Kate Middleton.

Dje, Duka dhe Dukesha e Kembrixhit postuan një portret të ri të Princit George përpara ditës së tij të madhe.

"Mbush 8 vjeç (!) Nesër", -është mbishkruar fotoja.

Duket se çdo ditë që kalon, Princi George i ngjan gjithnjë e më shumë babait të tij.

Kate dhe William e kanë si traditë që në çdo ditëlindje të tre fëmijëve të tyre, publikojnë nga një foto të re, të bërë nga vetë dukesha.