Nëse themi Nicole Kidman, në mëndje na vijnë flokët e saj të gjatë bjondë, me onde të rregullta.

Por së fundmi, aktorja e njohur shfaqet me një pamje krejtësisht ndryshe, tani me flokë shumë të shkurtër, në një nuancë ngjyrë luleshtydheje.

Kidman e ka bërë këtë ndryshim për hirë të rolit saj, në serialin ‘Roar’.

Fansat ishin tepër të shpejtë për të vlerësuar ndryshimin dramatik të flokëve në Instagram, duke e quajtur atë "magjike" dhe "thjesht mahnitëse". Një tjetër fanse e krahasoi pamjen e re të Kidman me modelin e famshëm të një legjende tjetër të Hollivudit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Nicole Kidman (@nicolekidman)

"Kjo po më kujton Julie Andrews”- komentoi tifozja në foton e Kidman.

Flokët e gjata të Kidman ndoshta nuk janë zhdukur përgjithmonë. Kjo prerje ‘pixie’ ka shumë të ngjarë të jetë e përkohëshme.

Kidman e ka ndërruar shumë herë modelin e saj të flokëve për hir të roleve që ka pasur.