Me rritjen e rasteve të Covid-19 dhe nivelet e vaksinimit në rënie, ekspertët e shëndetit thonë se ata janë të shqetësuar për kapitullin tjetër në pandemi - veçanërisht për të rinjtë, të cilët thonë se po përjetojnë simptoma më të rënda.
“Ne po shohim njerëz të rinj të intubuar që janë shumë të sëmurë", tha Dr. Jeanne Marrazzo, profesoreshë e sëmundjeve infektive në Universitetin e Alabama në Birmingham. "Kjo duhet të jetë një thirrje gjigande zgjimi."
Me nivelin më të ulët të vaksinimit në vend, Marrazzo tha se Alabama është "në fillim të një zjarri" kur bëhet fjalë për përhapjen e Covid-19. Dhe si shumë profesionistë të tjerë të shëndetit në shtetet me norma të ulëta vaksinimi, ajo tha se shpreson shumë se historitë dhe të dhënat që tregojnë ndikimin e virusit do të motivojnë të rinjtë të vaksinohen.
Një mjeke në Alabama tha se një nga gjërat e fundit që pacientët e saj bëjnë para se të intubohen për shkak të Covid-19, është që i luten për vaksinën, por ajo duhet t’u thotë se është tepër vonë.
Kur ata pacientë vdesin dhe ajo flet me familjen e tyre, ata i thonë se kishin menduar se virusi ishte një gënjeshtër.
Sipas këtyre mjekëve njerëzit duhet të nxiten për të bërë vaksinën, ende nuk është vonë, por një ditë mund të jetë.