Një nga sipërmarrësit më të njohur italian në fushën e modës Brunello Cucinelli, po ofron gjashtë muaj pushim me pagesë për një pjesë punonjësish që kanë refuzuar të vaksinohen në mënyrë që të mbrojë punëtorët të cilët janë vaksinuar.
Ndërsa qeveria e Romës debatonte nëse duhej të bënte vaksinat e detyrueshme në disa vende pune, Cucinelli tha të enjten se më pak se 1 përqind e 1200 punëtorëve të tij kishin zgjedhur të merrnin pjesë në fushtën e vaksinimit një muaj më parë.
“Është e qartë se brenda kompanisë identiteti i tyre u bë i njohur menjëherë. Tani është vetëm logjikë, ata që punonin në të njëjtën tryezë nuk duan të jenë pranë atyre që kanë zgjedhur të mos vaksinohen,"-tha Cucinelli për gazetat La Repubblica dhe La Stampa.
"Propozimi im për ta është që të qëndrojnë në shtëpi me gjashtë muaj leje me pagesë dhe pastaj do të shohim," tha ai. "Unë nuk mund të imponoj vaksinën, por nuk mund të vë në rrezik as ata që vendosën të vaksinohen."
Cucinelli, i famshëm për xhupat prej kashmiri prej 1000 dollarësh, shpesh promovon atë që ai e quan një qasje "humaniste" ndaj kapitalizmit, bazuar në respektin për njerëzit dhe natyrën.
Vaksinimi është tashmë i detyrueshëm për punonjësit shëndetësorë dhe qeveria e udhëhequr nga Mario Draghi po debaton nëse do ta shtrijë këtë kërkesë për personelin e shkollës.
Italia, e shqetësuar nga një rritje e shpejtë e infeksioneve të koronavirusit, po vlerëson gjithashtu nëse do të lejojë vetëm njerëzit e vaksinuar me të paktën një dozë në kinema, restorante dhe klube sportive, pas kufizimeve të ngjashme të vendosura në Francë.