Në përpjekje për të vënë nën kontroll përhapjen e COVID-19, në veçanti nga frika e variantit Delta, Italia duke nisur nga 6 gushti, do të kërkojë certifikatën e vaksinimit për një sërë aktivitetesh.

Të gjithë personat e moshës 12 vjeç e lart, që kanë marrë së paku një dozë të vaksinës, do të mund të hyjnë në disa vende, përfshirë ambientet e brendshme të bareve, restoranteve, kinemave dhe palestrat.

Megjithatë, pas mosmarrëveshjeve brenda koalicionit qeveritar, certifikata nuk do të jetë e nevojshme për transport.

Që nga fillimi i pandemisë, në mars të vitit të kaluar, Italia ka konfirmuar mbi 4.3 milionë raste, nga të cilët 128,000 kanë humbur jetën. Edhe disa vende të tjera në Evropë, përfshirë Francën këtë javë, kanë vendosur të kërkojnë certifikatën e vaksinimit për të frekuentuar disa vende.

Mario Draghi ka thënë se vendimi është i duhuri për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe është shprehur kështu për të gjithë skeptikët:

“Ata që bëjnë thirrje kundër vaksinave, i bëjnë thirrje vdekjes së tyre, por edhe të njerëzve të tjerë. I bëj thirrje të gjithë italianëve që të vaksinohen menjëherë për të mbrojtur veten e tyre ashtu si dhe personat e tyre të dashur. Me ‘green pass’ ne garantojmë mbrojtjen e sipërmarrjeve dhe jetës publike në vend.”

Draghi also underlined that the vaccination of pupils and students will soon be considered to enable safe return to the classrooms and auditoriums of Italy.