Dushi me ujë të ngrohtë

Kërkuesit në Universitetin e Loughborough-it, kanë studiuar efektet e ushtrimeve të ndryshme në tipet e Diabetit 2, duke mbledhur një grup vullnetarësh që i jepnin biçikletës për një orë, kurse grupi tjetër u relaksuan në një vaskë me ujë të ngrohtë (104 gradë) për të njëjtën sasi kohe. Edhe pse biçikleta dogji shumë më shumë kalori, ata zbuluan se dushi me ujë të ngrohtë bënte të mundur djegien e 140 kalorive, ekuivalente kjo me një ecje 30 minuta. Ky rezultat është fantastik për ata që duan më shumë flluskat e shkumës se sa kardion.

Konsumimi i çajit jeshil, 183 kalori në ditë

Kur vjen fjala për humbjen e peshës, kjo është ajo që do të donim më shumë, sepse nuk ka gjë më të thjeshtë. Imagjinoni duke ndenjur ulur, pa bërë asgjë, të konsumoni një gotë çaj jeshil dhe sapo keni humbur 183 kalori vetëm duke bërë këtë veprim. Antioksidantë si poliphenoli që ndodhen në çaj ndihmojnë në djegien e yndyrnave të grumbulluara, dhe për të parë më shumë rezultate, rekomandohen 3-8 gota çaj në ditë.

Pastrimi i shtëpisë, 100 kalori në orë

Ndoshta është më pak relaksuesja nga të gjitha por për djegien e kalorive është procësi më efektiv. E kemi fjalën për pastrimin e shtëpisë. Larja e dyshemesë, pjatat, larja e tualetit... të gjitha këto bëjnë të mundur djegien e 100 kalorive, ekuivalente kjo me 35 minuta vrap.
Ka më mirë? Një rrugë e dy punë!