Dua Lipa ka mbërritur në Tiranë e shoqëruar nga familja e saj dhe i dashuri, Anwar Hadid. Këngëtarja shqiptare ka ardhur për një arsye madhore. Ajo dha një ndihmë të madhe në mbledhjen e fondeve pas tërmetit të 26 nëntorit dhe me këto fonde është ndërtuar një kopsht për plot 300 fëmijë. Dua ka mbërritur për të parë nga afër ndërtimin e kopshtit që ka marrë emrin Sunny Hill, njësoj si fondacioni i saj.

“Një nder të jem sot në Tiranë - Shqipëri për të parë punën e ndërtimit të "Sunny Hill Kindergarten" në qendër të qytetit. Pas tërmetit të vitit 2019 dhe me gjithë ndihmën tuaj duke blerë bluzat tona "Lutu për Shqipërinë" që krijova me miqtë e mi @bondnyc, unë dyfishova fondet dhe ato para do të shkojnë drejt kompletimit të gjithë këtij kopshti për 300 fëmijë. Jam mirënjohëse që jam këtu sot me familjen dhe miqtë e mi. Faleminderit Kryeministrit Edi Rama dhe Kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj për të gjithë ndihmën gjatë këtij procesi. Hapja 15 shtator 2021! Faleminderit”, -ka shkruar Dua, bashkëngjitur disa fotove nga vizita e saj.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Edhe kryeministri Rama dhe kryebashkiaku Veliaj kanë ndarë foto nga takimi me Duan.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Erion Veliaj (@erionveliaj)