Është një grup në rrjetet sociale që njihen si “haters”, i njihni apo jo? Të gjithë vuajnë nga ata që e kanë qëllim të nxjerrin të gjithë mllefin e mbledhur nga jeta dhe ta shkarkojnë në personazhin e parë që shohin apo në gjënë e para që u shfaqet. Nga ata vuajnë një pjesë e mirë e VIP-ave në botë. Një pjesë zgjedhin t’i bllokojnë profile të tilla, një pjesë janë indiferentë, ndërsa një pjesë tjetër zgjedh edhe të përballet virtualisht… Por nuk i dilet kurrë. Sepse “haters” vazhdojnë të jenë aty, madje shpesheherë e kthejnë profilin në një fushë të vërtetë beteje, pa synimin më të vogël se ku dhe çfarë duan të arrijnë.

Gjithsesi, komentet, gjykimet, paragjykimet janë të pashmangshme, sado i pastër, i dashur apo i pëlqyer të jetë një personazh.

Lori Hoxha, ndonëse një nga vajzat më me ndikim në mediat sociale, ka “grupin” e saj të “haters”-ave, ashtu si çdo personazh tjetër i njohur. Aq sa merr komplimente pafund për fotot që poston, stilin e jetës apo edhe këshillat që ndan herë pas here me miqtë e saj virtualë, aq edhe e ka të pashmangshëm “sulmin” e rrjetit. Gjendet gjithmonë diçka që “nuk shkon” tek Lori….

Pa dyshim, Lori është e ndërgjegjshme që mes njerëzve që e ndjekin ka një masë që mendon ndryshe. Por jo rrallëherë në këtë grup ka edhe mjaft keqkuptime, gjykime të padrejta apo paragjykime.

E pyetur për paragjykimin më të madh që njerëzit kanë për të përpara se ta njohin nga afër, Lori rrëfen në një intervistë të fundit për “Prive”:

Ka shumë keqkuptime nga ato që kam dëgjuar, por ajo që s’do më pëlqente është fakti që mendojnë se jam shumë sipërfaqësore. Domethënë unë jam sipërfaqësore në idenë që më pëlqen perfeksionizmi, më pëlqejnë gjërat e bukura, por nuk e bazoj jetën time aty, nuk është thelbësore në jetën time…”