Një pjesë e madhe e njerëzve para pushimeve, si para çdo udhëtimi, gjërat i bën gati vetëm në momentin e fundit, kështu që nëse e ndieni edhe ju vetën të përfshirë në këtë grup, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Vetëm se kosotoja e momentit të fundit është koha, ndaj edhe ne po ju kursejmë kohë duke ju prezantuar zgjidhjen më të shpejtë që ju lë gjithmonë të kënaqur.

5 arsye pse duhet të zgjidhni rrobat e banjës në Yamamay

Kur bëhet fjalë për rrobat e banjës, ka disa gabime që çdo vajzë duhet të shmangë, pavarësisht kushteve të zgjedhjes së tyre. Tendenca e të gjithave është të zgjedhim një kostum që të përshtatet me trupin, por njëkohësisht edhe të jetë në modë. Për këtë arsye, zgjedhja e vetme edhe për këtë verë, është Yamamay.

1. Të përshtatshme për çdo lloj mase

Nëse je elegante, e kolme apo edhe me përmasa jo të barabarta (S – M), këtu do të gjesh zgjidhjen e vetme. Gjithçka të ofrohet me çmime të arsyeshme, madje edhe mund të të propozohen modele që nuk i ke provuar më parë.

2. Një hap me fjalën e fundit të modës

Të gjitha modelet që keni parë ose shihni nga ikonat e modës në botë, nuk ken ipse i ëndërroni më. Në Yamamy, çdo pyetje e ka një përgjigje. Duke nisur që nga kostumet me ngjyra të ndezura, dizajnet me lule, truporet, kimonotë apo edhe aksesorët e tjerë të shtuar, do t’ju vijnë si paketë e shtuar kostumit që keni përzgjedhur. E vështirë t’u rezistosh.  

3. Siguria është kryesorja

Me këtë moto duket se e kanë nisur punën e tyre që në fillim të gjithë stilistët që kanë krijuar e më pas prodhur këto bikini. Asnjëherë me një veshje Yamamay nuk do ndiheni në siklet, sepse at oi përshtaten trupit mjaft mirë dhe ju bëjnë të ndiheni rehat për orë të tëra. Nëse me kalimin e kohës, rrobat e banjës mund të zgjerohen dhe të bëhen të papërshtatshme, kjo nuk ndodh nëse zgjidhni Yamamay.

4. Lehtësisht të kombinueshme

Larmia e ngjyrave, dizajneve apo lloji i tekstilit të përdorur bën që këto veshje të jenë lehtësisht të kombinueshme me çdo aksesor tjetër që do t’ju duhet në plazh. Krijoni identitetin tuaj edhe përmes këtyre veshjeve të plazhit, të cilat do t’ju bëjnë të fitoni më shumë siguri dhe të dukeni unike në plazh. Shprehja "si ndihesh është mënyra se si do të dukesh” është e vërtetë; duhet të tregoni, mbi të gjitha, siguri, forcë dhe vetëbesim.

5. Ikonat e modës zgjedhin Yamamay

Nëse i ndiqni me kujdes vajzat e njohura të modës apo personazhet e botës së televizionit, me siguri keni emra pafund për të përmendur kur është fjala për veshjen e detit. Meqenëse personazhet tanë të preferuar i kanë besuar një marke të sigurt në treg, na bën që edhe zgjedhje e menjëhershme për ne të jetë Yamamay.

Veshjet e Yamamayt mund t’i gjeni lehtësisht në qendrat tregtare TEG ose Toptani Center.