Giuseppe De Donno, simbol i luftës kundër Covid, ndërroi jetë në moshën 54-vjeçare.

Mjeku i njohur Italian, zbuloi terapinë e plazmës, sipas të cilës gjaku i pacientëve të shëruar nga Covid, u jepej atyre që po përjetonin simptoma të rënda.

Sipas asaj që raportohet nga ‘Gazzetta di Mantova’, De Donno, u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Curtatone, në zonën e Mantua dhe dyshohet për vetëvrasje.

Nga 5 korriku, De Donno kishte filluar praktikën e tij të re si mjek i përgjithshëm në Porto Mantovano. Mbetet për t’u hetuar kjo ngjarje që ka prekur shumë njerëz në Itali dhe mbarë botën.

Mjeku la pas gruan, Laura dhe dy fëmijët, Edoardo dhe Martina.

Ai u cilësua si një hero, pak kohë më parë, pasi shpëtoi 58 pacientë, përmes terapisë së plazmës.