Peshkatarët në Durrës, kanë kapur një peshkaqen të madh në thellësi të Adriatikut, përballë grykëderdhjes së lumit Buna.

Kapiteni, Kapllan Rama, thotë se peshkaqeni peshon 650 kilogramë dhe ka një gjatësi prej 6,5 metrash.

Peshkaqeni u kap nga anija “Gerardo”, në një thellësi prej 155 metrash nën ujë.

“Është i pesti, por ky është me i rrezikshmi. Pasi ngritëm tratat me vinç pamë peshkaqenin që po tentonte të shqyente rrjetën. Me kujdesin më të madh e hodhëm në kuverte këtë përbindësh deti. Pasi e ngritëm në vinç konstatuam se ishte rreth 6.5 m i gjatë dhe me pas se peshonte rreth 650 kg,“-tregoi ai.