Mëngjesi i nxehtë i kësaj të diele, Kryeministrin Rama e ka gjetur pranë varrit të së ëmës, një vit pas ndarjes së saj nga jeta.

Me një mesazh të shkurtër e të ndjerë, shoqëruar me dy foto nga varri i saj, Kryeministri Rama ka ndarë me te gjithë miqtë virtualë ndjesinë dhe lutjen për dashurinë prindërore.

Kur vdes babai bëhesh burrë, kur vdes nëna bëhesh fëmijë dhe kur të dy të shohin nga lart, lutesh të jesh i denjë për dashurinë e tyre…”, shkruan Rama në llogaritë sociale.

Më 1 gusht të vitit të kaluar, Aneta Rama u nda nga jeta në moshën 82-vjeçare pas një kohe të gjatë që vuante ngë një sëmundje e rëndë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)