Britney Spears ka dalë topless në Instagram për herë të katërt këtë javë, dhe ndërsa fansat fillimisht e lidhën këtë me ndjenjën e saj të lirisë, shumë të tjerë shfaqin shqetësim.

Spears ndau një klip duke parë kamerën ndërsa mbulonte gjoksin me duar, mbrëmjen e së premtes.

Shumë fansa, megjithëse mbështesin postimet e mëparshme të këngëtares, tani janë të shqetësuar me postimin e përsëritur topless, duke besuar se imazhet nuk po postohen nga vetë Britney.

"Diçka e dyshimtë po ndodh," komentoi një fanse "Kush tjetër është i shqetësuar ? !!!!"

"Jam duke prit ditën kur të mbaroj kujdestaria dhe Britney më në fund mund të na tregojë të vërtetën për atë që po ndodh", tha një fans tjetër, ndërsa disa të tjerë pyetën nëse Spears është me të vërtetë ajo që poston në faqet e saj në mediat sociale.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Britney Spears (@britneyspears)

"Unë mendoj se këto janë private dhe po postohen pa pëlqimin e saj,"

"Patjetër që dikush tjetër ka qasje në llogarinë e saj" shkroi një fans tjetër i shqetësuar.

Një orë më vonë, Spears ndau një ilustrim të saj me Cher në St. Tropez, duke shkruar se ajo dhe ikona shkuan me pushime së bashku.