Jennifer Lopez dhe Ben Affleck kanë pushtuar titujt e të gjithë tabloidëve ndërkombëtarë me pushimet e tyre romantike. Prej disa muajsh tashmë, ata po e shijojnë lidhjen e tyre, por vetëm pak ditë më parë pranuan zyrtarisht duke postuar edhe foto nga pushimet.

Por, mbi të gjitha detajet, Jennifer ka tërhequr sërish vëmendjen me veshjen e saj të luksit, përfshirë edhe aksesorët shoqërues të fotove të fundit që janë publikuar në rrjet.

Së fundi, çifti më i përfolur i showbiz-it ka qenë në Nerano, Itali, ulur në një jaht, dhe prej andej mund të analizohen të gjitha detajet. Ben, veshur me një polo ‘Ralph Lauren’ dhe Jennifer me një bust me shirita të bardhë dhe të kuq.

Me apo pa bikini, pamja e saj plotësohet me pantallona të bardha lino, si edhe me një palë sandale me platformë “Gucci”.

Ndërsa qëndronte në bord, vihet re edhe çanta luksoze dhe e famshme me qëndisje nga Christian Dior, e cila shitet për 3,250 dollarë.

Të gjithë aksesorët e tjerë që kompletojnë veshjen e yllit të muzikës, mund t’i gjeni edhe mes dyqaneve me produkte ‘secondhand’.