Detaje të reja janë zbuluar nga vdekja e foshnjës në Pogradec, për të cilën është në procedim penal mjekja e maternitetit.

Burime nga Panorama.al bënë me dije se mjekja e klasikoi foshnjën të vdekur, pasi nga lindja përpara kohe, ajo nuk qante.

Nëna 21-vjeçare me iniciale D. Y. lindi fëmijën në javën e 24-t të shtatzanisë, ndërkohë mjekja në kartelë e regjistroi si 'abort', pavarësisht se fëmija ishte ende gjallë.

Po ashtu, mjekja e vendosi fëmijën në një kuti dhe e ka lënë në një sallë, pasi ajo nuk qante. 3 orë më vonë, motra e babait të foshnjës, e cila hyri në këtë dhomë, dëgjoi të qarat e fëmijës.

Menjëherë foshnja u nis drejt Tiranës për mjekim të specializuar, por nuk ka arritur të mbijetojë.

Babi i foshnjës ka deklaruar në polici të gjithë ngjarjen duke pranuar se foshnja u gjet në një kuti. Ndërsa policia sekuestroi kartelën mjekësore, mori deklarimin e mjekes Genta Shyta, e cila ka pranuar që ka qenë abort.

Ditën e sotme është dërguar dosja në prokurorinë e Pogradecit, ndërkohë policia po vijon hetimet për mjeken e maternitetit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur më datë 24 korrik, kur foshnja u dërgua në spitalin e Tiranës. Më datë 31 korrik, foshnja nuk ka mundur dot të mbijetonte.