Kaluam një vit të gjatë pandemie. Shumë gra mund të kenë vën re më shumë rrudha në fytyrë dhe thonja në flokët e tyre. Tani që kemi filluar ta marrim veten (me ndihmën e vaksinave), po gjejmë mënyra për t’u kujdesur më shumë për pamjen tonë.

Nëse ndjeni se keni nevojë për një ndryshim, mund t’ja nisni nga flokët! Parukierë të njohur shprehen se për zonjat preferohen gjithnjë flokë të shkurtëra, pasi sipas tyre ato luftojnë plakjen.

Pavarësisht nëse keni flokë të hollë, të trashë, kaçurrelë ose të drejtë, fillimisht është e nevojshme t’i trajtoni me produktet e duhura.

Më poshtë do të gjeni disa modele, që gjatë këtij viti janë vlerësuar si modele që shkurtojnë vitet e moshës. Për t’i realizuar këto modele ne kemi dhe vendin e duhur në Class By AV.