Termi "camouflage" (kamuflazh/ kamuflim), zakonisht u referohet gjërave që ndodhen rreth jush dhe pëzierjes apo "mbulimit" të tyre. Edhe në modë, kuptimi i një teknike të tillë ka të bëjë me kombinimin, përzierjen, veçanërisht të ngjyrave, stileve apo modeleve të ndryshme.

Kjo është edhe arsyeja pse kjo teknikë po konsiderohet perfekte edhe për flokët këtë vjeshtë – tendencën e ngjyrave të tyre.

Ku është sekreti?

Të kamuflosh ngjyrat në mënyrë të atillë që asgjë të mos kuptohet, të mbulosh pjesërisht një ngjyrë me një tjetër, megjithatë gjithçka të jetë në harmoni të plotë me natyroren.

E krijuar fillimisht nga Frédéric Fekkai, një stilist veteran dhe themelues i markave ‘Fekkai’, ky trend tenton të përziejë tonet e errëta me ngjyrën tuaj bazë për të krijuar një efekt më të natyrshëm. Plus, pas vitit të vështirë 2020, ky është një ndryshim "i thjeshtë" dhe "i lehtë" që pritet të jetë unifikues në sezonin e vjeshtës këtë vit. 

"Unë parashikoj që të gjithë do të tentojnë të errësojnë pak tonet në sezonin e ri, ose të paktën do të errësojnë tonet pa dalë nga natyraliteti",- thotë Fekkai. "Me mbylljen nga Covid-i, shumë njerëz zgjodhën t'i lënë flokët natyralë ose gri. Ne kemi prezantuar teknikën e quajtur "kamuflazh", për të treguar se nuk i mbulojmë të gjithë flokët, por përkundrazi, i ndriçojmë ato me të njëjtin ton si baza natyrale".

Rezultati?

Një përzierje e ngjyrave natyrore që përshtaten me ngjyrën e dhënë nga Zoti, atë me të cilën kemi lindur.