Gratë franceze janë të lidhura ngushtë me shijen e përsosur, stilin dhe elegancën e jashtëzakonshme. Një nga parimet kryesore të tyre është: thjeshtësia, por edhe perfeksioni. Çdo aksesor për to ka shumë rëndësi. Nëse dëshironi të ngjani si një franceze e vërtetë, këto 5 gjëra duhet t’i shmangni:

Çorapet dhe getat në ngjyrë nudë

Getat dhe çorapet kanë shumë rëndësi për zonjat franceze, pasi ato mund të fshehin edhe dëmtime të lëkurës. Pra, ato sugjerojnë ngjyra të errëta për getat dhe çorapet.

Reçipetat me mbushje

Gratë franceze nuk e kanë konsideruar asnjëherë problem gjoksin e vogël. Madje, ato vajza që e bëjnë operacion gjoksin duke i rritur masën, nuk janë konsideruar asnjëherë të hijshme. Kjo është arsyeja pse vajzat franceze nuk preferojnë as reçipetat me mbushje, pasi dëshirojnë të qëndrojnë tek gjoksi natyral, ashtu siç e kanë.

Shumë aksesorë

Ka një ligj aktiv në modën franceze - sa më shumë aksesorë që keni, aq më të thjeshta duhet të jenë rrobat e përgjithshme. Nëse miksoni shumë aksesorë së bashku, kjo është një gjë e tmerrshme për gratë franceze.

Logot e mëdha të markave

Blogeret franceze shkruajnë se besimi i vërtetë fshihet në mënyrën se si silleni, jo në logot e mëdha në rrobat tuaja. Kjo është arsyeja pse çantat dhe këpucët me logo të dukshme nuk i preferojnë francezet.

Ekspozimi i muskujve

Standardi i artë i stilit të sofistikuar të Brigitte Bardot është ende i gjallë në Francë. Kjo është arsyeja pse zonjat franceze dëshirojnë të përmirësojnë belin dhe këmbët e tyre në vend që të perfeksionojnë muskujt e barkut dhe të krijojnë vithe të kolme. Është e rëndësishme për to që të mbeten femërore dhe të brishta. Një trup i thjeshtë, i këndshëm dhe i hollë është forma ideale në sytë e tyre.