Aktorja e famshme Blake Lively është personazhi i radhës VIP që zgjedh një stiliste shqiptare për një rast të veçantë. Blake feston 34-vjetorin për dy ditë dhe, duke qenë se i ka nisur festimet herët, ajo ka zbuluar edhe veshjen e saj.

Blake ka publikuar një video me një fustan ngjyrë mente, me qershi të kuqe, i cili mban firmën e stilists shqiptare Teuta Matoshi.

Ajo ka zgjedhur ta kombinojë fustanin me një palë këpucë Louboutin të kuqe të sheshta, duke i dhënë një pamje ndryshe, por mjaft të lezetshme.