DASHI

Dashi është shenja e parë e zodiakut dhe i pëlqen të jetë i pari kudo. Pa pasur frikë nga vëmendja, mezi presin modën e fundit dhe gjithmonë janë të parët që do të provojnë trendet e ardhshme.

I sunduar nga Marsi, Dashi është një shenjë e zjarrtë, e fortë dhe e pavarur, e lidhur zakonisht me ngjyrën e kuqe.

Zgjedhin ngjyrat e forta dhe modelet e guximshme në veshje, për të qenë një me shenjën astrologjike - ose në anën tjetër të spektrit, mund të zgjidhin veshje njëngjyrëshe gjithnjë me stil.

DEMI
 
Shenja e Demit shoqërohet me bukurinë dhe komoditetin, sinonim i toneve tokësore, luleve dhe fibrave natyrore.
 
Demat posedojnë shqisa të rafinuara dhe kënaqen me luksin, kështu që mënyra se si vishen për ta është shumë e rëndësishme. Nuk i ndahen mëndafshit, pambukut dhe eko-viskozës. Zgjedhin forma të lirshme për t’u ndjerë një me natyrën, duke e vënë rehatinë mbi të gjitha!
 
BINJAKET

Binjakët ndryshojnë gjithmonë mendje dhe prandaj priren të eksperimentojnë me stilin e tyre.
 
Binjakët e kuptojnë se stili është vetëm një formë tjetër komunikimi ose shprehjeje. Ata kanë aftësinë për t'u përshtatur nëpërmjet veshjes, pavarësisht nga rrethanat.
 
GAFORRJA
 
Gaforrja sundohet nga hëna, kështu që kur bëhet fjalë për tonet e ngjyrave, gjithmonë kanë një vend të veçantë në zemrën e tyre për një pamje mbresëlënëse të bardhë. Sidoqoftë, ashtu siç cikli i hënës ndodhë çdo muaj, Gaforret duan të ndjekin trendet, të rifreskojnë veshjet e tyre rregullisht për të qenë të përditësuara.
 
Gaforres i pëlqen që rrobat të mbajnë pak histori në vete. Prandaj, kanë një sy të mprehtë për veshje të cilësisë së mirë dhe duan t'i ruajnë për shumë gjatë veshjet e tyre. Për sa i përket aksesorëve, Gaforret priren të tërhiqen drejt stolive unike antike, prej argjendi.
 
LUANI
 
I sunduar nga Dielli, Luani shkëlqen me besim. Me praninë tuaj të fuqishme, ju kërkoni modele të guximshme, ngjyra të gjalla dhe materiale me teksturë.
 
Zakonisht është e lehtë të dallosh një Luan nëpërmjet zgjedhjeve të tyre të modës. Ti (Luan) krenohesh me pamjen tënde, dhe sido që ta stilosh veten, ti bie në sy.
Luani është shenja më pak e interesuar për rehati sepse mënyra se si dukesh është gjithçka.
 
VIRGJERESHA 
 
Virgjëresha sundohet nga Mërkuri dhe së bashku ata janë të lidhur me të gjitha gjërat e pastra dhe të rafinuara. Kjo arrin kulmin në një gardërobë plot hollësi dhe thjeshtësi.
 
Ju i drejtoheni bizhuterive të thjeshta dhe minimaliste.
 
Virgjëresha i kushton shumë vëmendje detajeve dhe tenton të zgjedhë më të pastrën dhe më të mirën në dizajn.
 
E zgjuar dhe e kursyer - por pa kompromentuar cilësinë.
 
PESHORJA 
 
Në vend që të ndjekin trendet, Peshoret zgjedhin një stil klasik. Ky është personi ‘arketipal’, që vesh ngjyra neutrale dhe piktura njëngjyrëshe.
 
Nga pantallona të ngushta, tek këmisha të freskëta, kanë një vëmendje ndaj detajeve që shumica prej nesh mund t’i harrojmë.
 
Peshoret tërhiqen nga stili klasik Scandi, ku ngjyrat janë absolutisht minimaliste, dhe ato neutrale janë kryesore.


 
AKREPI 
 
Akrepi vlerëson një stil më të errët dhe të zjarrtë. Një xhaketë lëkure, bluzë të gjerë, shumë stoli ose çizme të rënda, me pak fjalë kanë stil të guximshëm.
 
Akrepi shpesh quhet shenja më seksi e zodiakut.
 
Njohuria është fuqi për Akrepët, kështu që ata dinë shumë mirë se si të jenë një magnet përmes veshjes.
 
SHIGJETARI 
 
Shigjetari tërhiqet nga ngjyra të ndritshme dhe të gjitha gjërat ekzotike. Duke e mbajtur gardërobën të freskët, ata eksperimentojnë me stile të reja, aksesorë shumëngjyrësh dhe veshje që shfaqin trupin.

Për shembull, gjatë verës, ata me siguri do të kishin një fustan maxi mahnitës, nuanca të theksuara dhe këpucë që tërheqin vëmendjen.
 
Marrin frymëzim nga stilistët italianë, ku printimi dhe ngjyrat e guximshme sunduan pistat këtë vit, me një kthesë magjepsëse të viteve '80.

BRICJAPI


 
I sunduar nga Saturni, Bricjapi është formal, respekton autoritetin, e do strukturën dhe është gjithmonë i zgjuar.
 
Mendoni për kostume të errëta, veshje klasike dhe veshje që dalin kurrë nga moda. Bricjapi është i pastër, dhe e tregojnë vetëdisiplinën dhe natyrën e rezervuar përmes mënyrës së veshjes.
 
Ngjyrat e errëta, kostumet tradicionale dhe një pamje e zgjuar janë shenja dalluese e Bricjapit, sjellja e të cilit thotë 'e aftë dhe nën kontroll' si asnjë tjetër. Bricjapit i pëlqen të duket i sofistikuar, pavarësisht nëse janë në një festival, në portat e shkollës, apo në pushime.
 
UJORI 
 
Ujori sundohet si nga Saturni ashtu edhe nga Urani. Saturni është i arsyeshëm dhe klasik, ndërsa Urani është rebeli jokonvencional, që dëshiron të çlirohet nga shtrëngimet e shoqërisë.
 
Ekzistojnë dy lloje Ujorësh, ata që janë të zgjuar, por mund të veshin aksidentalisht çorape të çuditshme dhe ata që kundërshtojnë plotësisht rregullat dhe bëjnë si duan vetë.
 
Përpara kohës ku jetoni, ju mund të dukeni mjaft rebelë!
 
Stili i Ujorit ka qenë gjithmonë të "vesh atë që dua, kur të dua".
 
PESHQIT 
 
Peshqit janë shenja më e vështirë për t’u kategorizuar.
Mund të përshtateni kudo - aftësia juaj për të vënë re detaje delikate dhe prirjet krijuese çojnë në stilin tuaj personal.
 
Stili i peshqve është gjithashtu romantik. Ju i përkisni bregdetit dhe gjithashtu veshja juaj tregon qasjen e ftohtë ndaj jetës.