Kerem Bursin (Serkan) dhe Hande Ercel (Eda) kanë punuar së bashku për një kohë të gjatë në serialin e njohur turk “You Knock On My Door (Sen Cal Kapimi)”. Të dy janë dukur si një çift me kimi të jashtëzakonshme me njëri-tjetrin, madje disa muaj më parë kanë konfirmuar edhe se janë në lidhje edhe në jetën reale.

Pas sezonit të “Dashuria është në ajër” (Sen Cal Kapimi), çifti shfrytëzoi ishujt Maldive për të bërë një pushim. Dhe prej andej, kanë ndarë disa foto që i kanë bindur fansat se Eda dhe Serkan janë po aq romantikë edhe në jetën reale.

1. Fotoja e parë

Pushimet që ndezën thashethemet për lidhjen e dashurisë ishin ato që edhe u vërtetuan më pas nga çifti. Eda dhe Serkan u panë për herë të parë të kapur prej dore në aeroport në udhëtimin e tyre në Maldive. Më pas, edhe në Instagram ata nisën të postojnë foto jashtë xhirimeve të serialit. Ky ishte sinjali i parë për fansat që miqësia po rritej, por ata ende heshtnin për ndjenjat e tyre të vërteta ...

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Hande Erc?el (@handemiyy)

2. Një romancë e bukur jashtë ekranit ...

Ndërsa promovonte serialin dhe skenat e xhirimeve në mediat sociale, çifti filloi të tregojë edhe më shumë çaste nga jeta jashtë xhirimeve, aq sa edhe ndjekësit po u kërkonin që të krijonin disa ‘seanca’ interaktive me fansat e tyre live për t’u treguar edhe anën tjetër të romancës së vërtetë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kerem Bu?rsin (@thebursin)

3. Çifti më i preferuar në FOX

Çdo vit, rrjeti televiziv turk FOX shfaq premierën e një traileri të veçantë me çiftet më të njohura në ekranet turke. Hande dhe Kerem ishin të dy pjesë e trailer-it të këtij viti dhe krijuan një audiencë të jashtëzakonshme me kiminë e tyre - mjaft e dukshme në sytë e të gjithëve. Hande, më pas ndau një fotografi me Keremin nga dita e xhirimeve, duke shtuar edhe më shumë thashethemet...

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Hande Erc?el (@handemiyy)

4. Surpriza e Vitit të Ri

Duke ndarë një foto nga festa e veçantë e Vitit të Ri jashtë seteve të serialit, të dy aktorët u kishin rezervuar ndjekësve të tyre një surprizë. Çifti kishte marrë pjesë në një nga episodet e një reality show, nga ku u duk se kimia e tyre ishte e gjitha reale. Kjo ishte gjithashtu hera e parë që çifti u pa së bashku përveç serialeve javore televizive.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kerem Bu?rsin (@thebursin)

5. Momentet ‘binjake’

Hande ndau një fotografi të mrekullueshme të çiftit, veshur me të zeza nga prapaskenat e serialit. Fotografia u titullua #partnersincrime, e cila krijoi emocion tek të gjithë jo vetëm për të paralajmëruar episodin tjetër që do të transmetohej, por edhe për konfirmimin zyrtar të marrëdhënies së tyre.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Hande Erc?el (@handemiyy)

6. Arratisja në Maldive

Udhëtimi në Maldive bëri që aktorët të ndanin edhe më shumë momente nga jeta e tyre me fansat, por kjo la të kuptohej se ishin një lidhje edhe në jetën reale. Disa minuta pasi imazhet u shpërndanë në Instagram, spekulimet rreth marrëdhënies u përgjigjën me një shënim nga Kerem: “Në një vend të bukur me një grua të bukur …” dhe pastaj edhe një tjetër: “në mes të oqeanit me një kanoe dhe ne të dy…perfekte”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Hande Erc?el (@handemiyy)

7. Një ditëlindje speciale ...

Hande i uroi të dashurit të saj ditëlindjen duke ndarë një foto të ëmbël dhe bashkë me të edhe mesazhin se si Kerem i solli diell dhe gëzim në jetën e saj.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Hande Erc?el (@handemiyy)

Çifti u kthyen në ekran me fillimin e sezonit të dytë të shumëpritur të “Dashuria është në ajër”, më 9 qershor.

Ndërkohë, promo e sezonit të ri tashmë ka regjistruar më shumë se 2.5 milionë shikime në YouTube.

Hande dhe Kerem, prej kohësh përdorin të njëjtin hashtag në të gjitha fotografitë e tyre në mediat sociale - #partnersincrime, dhe fansat nga e gjithë bota janë të lumtur për lidhjen e vërtetë të çiftit simpatik.