Nëse doni të hani shëndetshëm dhe të mos e teproni, por një sallatë e dini që s’do t’ju ngopë, atëherë kemi propozimin perfekt për ju – sallatë me perime, quinoa dhe fileto pule. Veçse e shëndetshme dhe e mbushur me vlera ushqyese, kjo sallatë është shumë e shijshme dhe do t’ju mbajë të ngopur. Receta, sipas Erida Kabashit, është si më poshtë.

Përbërësit që ju duhen:

1-2 fileto pule

Erëza mixe për pulë

1 filxhan quinoa

Perime sipas dëshirës (domate, speca, kastraveca)

Mënyra e përgatitjes:

Fillimisht përgatisim fileton, duke e marinuar me erëzat mix. E skuqim në një tigan me pak vaj ulliri derisa të jetë gati (rreth 7-8 minuta).

Ndërkohë përgatisim quinoan, e cila duhet zierë sipas udhëzimeve në paketim. Zakonisht duhen 1 filxhan quinoa me 2 filxhanë ujë. Pasi quinoa të jetë gati dhe të jetë ftohur, grijmë perimet imët dhe i bashkojmë me quinoan.

Për salcën e marinimit ju duhen:

4-5 lugë gjelle vaj ulliri

Lëngu i gjysmë limoni

Pak kripë

Majdanoz i grirë

I përziejmë derisa bëhet kremoze dhe ia hedhim quinoas me perime. Shtojmë në pjatë edhe fileton dhe e kemi gati!

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Erida's Kitchen & Garden (@eridaskitchen)