Në tokë e në det, në çdo festë verore, kudo ku kishte të rinj e festa të organizuara për një sezon vere cool, përgjatë gjithë bregdetit, nga Durrësi deri në Sarandë, ku u zhvillua edhe “Vodafone Summer Fest”, me artistët më të preferuar të kohës, Dafina Zeqiri, Mc Kresha, Lyrical Son e Ledri Vula, ishte edhe Vodafone Albania.

Eventi i fundit, i fundjavës që lamë pas, ishte festivali i përvitshëm i rivierës, “South Outdoor Festival”, edicioni i katërt, i mbajur nga data 3 deri në 6 shtator, në Borsh. Sporte, muzikë, argëtim. Gjithçka e bukur për t’u ndarë siç duhet me stinën më të dashur të vitit për të gjithë të rinjtë, ose siç i quan Vodafone Albania, juthistët. Dhe Vodafone nuk kishte si të mungonte në një event kaq cool, me platformën më in të momentit, JUTH. 

Sporte ujore, paragliding, hiking, gjatë ditës. Aktivitete ku organizatorë apo pjesëmarrës ishin edhe ambasadorët e Vodafone, Fation Plaku dhe Anxhi Çeliku; muzikë dhe argëtim gjatë mbrëmjes. Por edhe lojëra elektronike për fëmijët apo më të rinjtë, në zonën “gaming” të festivalit, krijuar enkas nga platforma JUTH. 

Për ditë me radhë, artistë të mirënjohur të skenës shqiptare, por edhe botërore, si Orhan Mahmout, Nana the Darkman, Eugent Bushpepa, Offchestra, Urban Band, performuan në këtë festival, duke dhuruar një atmosferë të papërsëritshme, që do të mbahet mend gjatë nga të rinjtë e pranishëm në event. 

Abonentët e Vodafone dhe platformës JUTH përfituan bileta falas ose me ulje të mëdha, si për eventet, ashtu edhe për aktivitetet sportive. Konkretisht, u dhuruan 30 bileta “free weekend pass” për abonentët Vodafone përmes Instagramit. Përdoruesit e platformës JUTH përfituan 33% ulje për çdo biletë “free weekend pass”, që iu siguronte pjesëmarrjen në event. Ndërkohë, juthistët përfituan edhe dhjetra bileta falas për aktivitetet e panumërta sportive (ku ishte përfshirë gjithashtu transporti dhe eventet).  

Ndërkohë, edhe këtë vit, si çdo vit, në “South Outdoor Festival” ishin të pranishme biznese lokale e tradicionale, në një panair unik në qiell të hapur. E meqë po flasim për qiell të hapur... duhet thënë se, edhe pse moti parashikonte shi, fati u tregua bujar me juthistët dhe pjesëmarrësit e tjerë në festival, sepse festa çdo natë vazhdoi e pashqetësuar deri në fund. 

Këtë verë, hashtagu #KudoMeVodafone mund fare mirë të ishte #KudoKuBëhetBukurMeVodafone, për hir të të gjitha eventeve të bukura që vet kompania ka organizuar apo ku ka marrë pjesë. Juthistë (dhe jo vetëm), shihemi verën tjetër!