Ndër vite, ne si shoqëri kemi qenë të prirur të mendojmë se produktet më cilësore gjenden jashtë vendit. Kjo vjen natyrshëm për shumë arsye. Një ndër to është certifikimi dhe njohja ndërkombëtare e produkteve të huaja.
Tani është koha ta ndryshojmë këtë ide, falë markave cilësore shqiptare, të cilat me punën e tyre kanë arritur të thyejnë çdo barrierë. Nuk keni pse shkoni në Francë për të gjetur një produkt cilësor për fytyrën apo flokun tuaj, dikush ka menduar gjatë për ju...
Është fjala për ADA HERBS!
Dy motrat, Ada dhe Mikena, para 9 vitesh, krijuan linjën e produkteve, të kujdesit të lëkurës dhe të flokëve, me bazë bimore. Produkti i parë dhe më i sukseshmi, ka qenë një kombinim vajor për flokët, i cili ishte si një pikënisje për zhvillimin e linjës, që sot nuk ka të ndalur.
View this post on Instagram
Franca, qyteti i bukurisë, është qendra e formulimit dhe prodhimit të produkteve të ADA HERBS, të cilat kanë si tipar kryesor lidhjen me natyrën.
Me burime cilësore, punë intensive, përbërës organikë, pa toksina, pa aromë artificiale, produktet e ADA HERBS kanë krijuar klientë besnikë këto 9 vite.
Por kemi një tjetër temë të rëndësishme…
Kombinimi vajor i ADA HERBS është përzgjedhur nga revista prestigjioze britanike Vogue, midis mijërave produkteve që ofron tregu botëror.
Për çfarë është përzgjedhur?!
BRITISH VOGUE zgjedh të sugjerojë dhe këshillojë lexuesit e saj, të përdorin KOMBINIMIN VAJOR me një formulë të re dhe të perfeksionuar.
“ADA HERBS është një kompani për kujdesin ndaj lëkurës dhe flokëve me formulime të patentuara, të krijuara nga dy motra nga Shqipëria dhe të prodhuara në Francë. Në foto është Kombinimi Vajor i cili është i çertifikuar, me 100% përbërës organikë dhe i testuar dermatologjikisht. Ndihmoni flokët të ndihen më të shëndetshëm” - shkruhet në artikullin e Vogue.
Por, një lajm më i mirë se kaq është se për pak ditë ju mund të keni në duart tuaja fromulën e re të ADA HERBS.
Për të qendruar në një hap me suksesin e tyre vizitoni faqen zyrtare në Instagram, ADA HERBS.