Conor McGregor dhe Machine Gun Kelly patën një përplasje në tapetin e kuq të VMAs, mbrëmjen e djeshme dhe situata mund të ishte rënduar nëse s’do i kishin ndarë.
Fotot dhe videot që qarkullojnë online tregojnë McGregor dhe reperin MGK teksa ndahen nga sigurimi dhe persona të tjerë që ndodheshin aty. McGregor shihet ndërsa hedh një pije në drejtim të Kelly-t, i cili ishte i shoqëruar nga partnerja, aktorja Megan Fox.
Sigurimit iu desh të ndërhynte dhe të gjithë bërtisnin.
"[McGregor] ishte gati të qëllonte me grushta," tha një burim për Page Six, duke shtuar, "Sigurimi kishte probleme për ta mbajtur atë."
Conor McGregor throws a drink at MGK on the red carpet (via ig:laurademytrk) pic.twitter.com/H0naCNbMta
— Barstool Sports (@barstoolsports) September 13, 2021
Nuk ishte e qartë se për çfarë nisi sherri, por përfaqësuesi i McGregor mohoi që zënka të kishte ndodhur pavarësisht dëshmive fotografike dhe videove. Nuk duket se MGK dhe McGregor të kenë pasur ndonjë mosmarrëveshje të mëparshme.
Ndërsa TMZ bëri të ditur se një burim pranë Conor ka treguar se ai donte ta përshëndeste Kelly-n, duke nxjerrë dorën dhe filloi të ecte drejt këngëtarit. Por duket se MGK tha diçka - që Conor nuk mund ta dëgjonte - dhe siguria e MGK e largoi Conor-in. Sipas të njëjtit burim, Conor nuk e kuptoi se cili ishte problemi dhe ishte i befasuar nga mënyra se si u trajtua.
Conor McGregor throws a drink at MGK on the red carpet (via ig:laurademytrk) pic.twitter.com/H0naCNbMta
— Barstool Sports (@barstoolsports) September 13, 2021