Met Gala, më në fund nisi në New York të hënën në mbrëmje. Ngjarja, e mbajtur zakonisht të hënën e parë të muajit maj, u anulua në vitin 2020 për shkak të pandemisë së Covid-19 dhe u riplanifikua këtë vit për të njejtën arsye.
Ngjarja e vitit 2021, është me temën "Pavarësia Amerikane", e moderuar nga këngëtarja Billie Eilish, sportistja Naomi Osaka, aktori Timothée Chalamet dhe poetja Amanda Gorman.
Ngjarja vjetore, e cila është një leksik i modës, këtë vit ishte haptazi më politike. Kjo dallohet në disa mesazhe që artistët japin me veshjet e tyre.
'Taksoni të pasurit' i AOC
Në mënyrë tipike, politika e modës është një biznes delikat, me ngjyrë ose model të përdorur, përcillet një mesazh. Kështu ndodhi me pjesën e prapme të veshjes së kongresmenes Alexandria Ocasio-Cortez në paraqitjen e saj të parë në Met Gala. Në pjesën e prapme të saj, mesazhi ishte 'me zë të lartë' dhe i qartë: "Taksoni të pasurit" i shtypur me shkronja të kuqe, të theksuara.
Alexandria Ocasio-Cortez attending the $35,000-a-ticket #MetGala in a Brother Vellies gown blaring "Tax the Rich" is a complicated proposition. pic.twitter.com/prxOojWxwx
— Vanessa Friedman (@VVFriedman) September 14, 2021
BENNIFER
Ribashkimi i Jennifer Lopez dhe Ben Affleck ka shkaktuar kënaqësi të konsiderueshme, nostalgjike. E veshur me Ralph Lauren, veshja e Lopez ishte gjithashtu një ngacmim kujtese, me një dekolte në fustanin e saj Versace Oscars, dhe një kapelë kauboj që përshatej. Ajo veshi një të tillë ngjyrë krem, në VMA 1998, me Mark Wahlberg në krahë.
Me puthjen e tyre, me maska të vendosura, ata thyen rregullat e përhapjes së Covid, por sapo lanë një gjurmë të madhe në historinë e Met Gala 2021.
Bennifer giving the people what they want #MetGala https://t.co/oHjW7EGOOK pic.twitter.com/RHIOXOllkw
— The Cut (@TheCut) September 14, 2021
Frank Ocean dhe ‘foshnja e tij’
Frank Ocean solli një kuptim të ri "të të sjellurit fëmijën në një ditë pune". Një foshnje robotike, koka e të cilit dukej se lëvizte me dëshirën e tij, duke takuar fotografët me një shikim të çeliktë dhe të tmerrshëm.
Frank, nuk është i huaj për absurdizmin e tapetit të kuq. Këtë vit, lidhja midis një foshnje me ngjyrë të zbehtë dhe temës së Met Gal nuk është ende e qartë.
The #MetGala is always fun with a friend. #FrankOcean agrees. ? #MetInAmerica pic.twitter.com/6mJRG3iOW7
— The Metropolitan Museum of Art (@metmuseum) September 14, 2021
Kim Kardashian West mbulohet
Kim Kardashian West u shfaq me një veshje tërësisht të zezë, me fytyrën e saj plotësisht të mbuluar. Veshja e parë, e projektuar nga Balenciaga, nxiti spekulimet se Kim ishte ribashkuar me ish-partnerin e saj Kanye West.
Kjo, me sa duket, ishte thjesht një provë, pasi veshja e saj e Met Gala ishte stiluar nga vetë West.
View this post on Instagram
Billie Eilish
Billie Eilish, një nga katër bashkë-prezantuesit e këtij viti, i bëri homazh Old Hollywood-it me një fustan të Oscar de la Renta.
Ajo erdhi me një paralajmërim, që shtëpia e modës të ndalojë përdorimin e lëkurës së kafshëve. "Më duket tronditëse që veshja e tyre nuk është plotësisht e jashtëligjshme në këtë pikë në 2021-in," tha Eilish - e cila është një vegane dhe aktiviste e të drejtave të kafshëve .
Billie Eilish only agreed to wear Oscar de la Renta at the #MetGala if the company promised to terminate all fur sales!! https://t.co/P6GAYyBX17 pic.twitter.com/LhV2hbDl4e
— Jarett Wieselman (@JarettSays) September 13, 2021
Forca e Simone Biles
Simone Biles, me një fustan argjendi, me kristale që peshonin deri në 40kg. Ndërsa gjimnastja tregoi forcë të konsiderueshme për të qëndruar në këmbë, ajo pati një ekip prej gjashtë personash që e ndihmuan në hapat e vështirë.