Të gjithë mbetën pa fjalë kur Kim Kardashian u shfaq në tapetin e kuq të Met Gala, mbrëmjen e kaluar, e shoqëuar nga një burrë misterioz, të dy të veshur me të zeza nga koka te këmbët dhe të maskuar. Njerëzit të gjithë menduan se ishte Kanye, pasi shoqëruesi i Kim-it, ngjasonte shume me Kanye-n nga fiziku.
Mirëpo, një burim për E!News tha se reperi nuk mori pjesë në Met Ball. Por kush ishte burri që qëndronte përkrah Kim? Ai ishte stilisti i Balenciaga-s, Demna Gvasalia.
Kim është shumë mikeshë me Gvasalia-n dhe ai që i prezantoi së bashku ishte pikërisht Kanye.
Burimi për E!News tha se kjo është një epokë e re e modës për Kim.
“Asnjë logo, asnjë fytyrë, por të gjithë e dinë që është ajo. Kanye i dha asaj guximin të shtyjë krijimtarinë dhe imagjinatën e njerëzve përmes artit. Përfundimisht, është vetëbesim!"
Por jeni kuriozë të dini se çfarë fshihej poshtë veshjes së Kim? Nëse menduat se Kim e kishte kursyer grimin, sepse do të ishte e maskuar, e keni gabim! Ajo ia besoi pamjen si gjithmonë grimierit me origjinë shqiptare Mario Dedivanovic. Nëse doni të dini si dukej Kim në fytyrë dje, ja një foto pa maskë!