Para se të ecin në altar, këto vajza të famshme ecën njëherë në tapetin e kuq.

Kate Hudson dhe Diane Kruger treguan diçka më shumë se veshjet e tyre luksoze në Met Gala 2021. Yjet e sapo fejuara u shfaqën të dyja me unazat e tyre të fejesës për herë të parë.

Vetëm disa orë pasi njoftoi fejesën me partnerin e saj prej 5 vjetësh, Danny Fujikawa, në një postim të ëmbël në Instagram, Hudson u ngjit në shkallët e Met Gala me një set rozë nga Michael Kors dhe me një pallto me pupla.

Veç bizhuterive Lorraine Schwartz, një unazë shkëlqente në dorën e saj të majtë, të cilën argjendaria e konfirmoi për Page Six Style se ishte unaza e saj e fejesës.

Edhe Kruger, e cila është e fejuar me të dashurin e saj prej shumë kohësh, Norman Reedus, mbante në dorën e majtë unazën e fejesës me diamant katror, nga Reedus. Aktorja 45-vjeçare zgjodhi një veshje me ngjyra të ndezura për mbrëmjen.

Asnjëra nga aktoret nuk ishte e shoqëruar nga partneri në Met Gala, megjithatë unazat e tyre ia dolën të tërhiqnin të gjithë vëmendjen.