Një djalë që mbante një thikë me vete u arrestua jashtë shtëpisë së Ariana Grande-s në Hollywood Hills javën e kaluar. Në raportin e publikuar nga mediat, thuhet se i riu kërkoi me ngulm të takonte këngëtaren.

Sipas TMZ, 23-vjeçari Aaron Brown, dyshohet se nxori një thikë kur u largua nga sigurimi jashtë shtëpisë së Grandes rreth orës 2 të mëngjesit të së premtes.

Ishte e paqartë nëse Grande ishte në shtëpi në atë kohë. Autorit iu dha një urdhër ndalimi i përkohshëm që nuk e lejon t’i afrohet këngëtares.

Një gjyqtar do të përcaktojë në një seancë të ardhshme nëse urdhri do të zgjatet.