Vera po ndihet gjithnjë e më pak dhe është koha të mendoni për përgatitjet e vjeshtës. Sigurisht që flokëve tuaj u duhet një transformim për sezonin e ri, prandaj ne jemi këtu për t’ju prezantuar me tendencat më të mëdha të vjeshtës në botën e bukurisë dhe modës.
"Në verë, të gjithëve na pëlqen të eksperimentojmë me flokët tanë, duke provuar stile të ndryshme nga gërshetat deri tek ondet e plazhit e duke zgjedhur prerje flokësh më të shkurtra që janë më të lehta për t’u mirëmbajtur," thotë Callum Standen-May, stiliste krijuese në Bond Shoreditch. "Ndërsa, në vjeshtë, disa prej nesh e kanë të vështirë të gjejnë modelin e duhur të flokëve ose prerjen që do të vazhdojë të duket e shëndetshme gjatë muajve të ftohtë."
Po cilat janë tendencat e flokëve për vjeshtën 2021 sipas ekspertët për Who What Wear?
PRERJET:
1. Bob e viteve '90
2. Balluke të theksuara
3. Bishtpëllumb modern
NGJYRAT:
1. Bionde platin
2. Nuancat e gështenjës, bakrit dhe kungullit
STILIMET:
1. Onde të lagura
2. Theksim i modelit natyral të flokëve