Këshilla e vazhdueshme e psikologëve për qëndrimin e fëmijëve zbathur në shtëpi është mbështetur së fundi edhe nga Lira Gjika. Në një postim të saj të fundit në profilin e saj zyrtar, Gjika rendit një sërë arsyesh pseprindërit duhet t’i lënë të lirë fëmijët të qëndrojnë zbathur në shtëpi. Sipas saj, ky veprim i bën ata të kenë një kontakt të drejpërdrejtë me tokën dhe u siguron imunitet të lartë.

Prindër lerini dhe nxitini fëmijët të ecin zbathur në shtëpi. Mos u trembni se nuk ftohen dhe nuk u bën dëm, përkundrazi i bën vetëm mirë. Specialistët pediatër dhe psikologët insistojnë që është e domosdoshme ecja zbathur, si një nga kontaktet më bazike me natyrën. Prindër, edukatorë, lerini fëmijët zbathur edhe jashtë, edhe brenda mjediseve të shtëpisë dhe kopshteve.

Prindër, mos harroni që edhe njeriu është bir i natyrës dhe ka nevojë për kontaktin dhe lidhjen me të. Shmangia e ecjes zbathur ndikon direkt në sistemin imunitar duke e dobësuar atë, por edhe në sferën psiko emocionale influencon negativisht duke shtuar mërzinë dhe bezdinë e fëmijëve.