Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka pritur sot në zyrën e tij këngëtaren Elhaida Dani, së bashku me ikonën e muzikës italiane, Riccardo Cocciante. Kryebashkiaku uroi artisten shkodrane për albumin e ri në treg ‘ZanIN’, të cilin këngëtarja Dani sapo e prezantoi së bashku me kumbarin e saj muzikor, Cocciante.

Faleminderit Riccardo Cocciante dhe Elhaida Dani për surprizën e mrekullueshme! Shumë urime për ‘ZanIN’ tënd. I sigurt se do të jetë një sukses, si çdo punë e jotja”, – shkruan Veliaj në postimin e tij në rrjetet sociale.

Këngëtarja shqiptare, fituese e “The Voice of Italy” në vitin 2013 dhe përfaqësuese e Shqipërisë në “Eurovision” në vitin 2015, ka publikuar albumin e saj të ri ”ZanIN”, i cili përfshin pesë këngë, shoqëruar me videoklip: “Jam Betu”, “Amore”, “Kënga Jonë”, “Hajmali” dhe kënga me të njëjtin titull “ZanIN”. Për imazhin e Elhaidës, stilin e saj të rid he regjinë e të gjithë albumit është kujdesur me shumë përkushtim Ajola Xoxa.